Nivelet Shume te Larta te Ferritines ne Gjak si Marker Diagnoze per Pneumonine nga Legjonela

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Artikuj Kategoria: Semundje Infektive
Publikuar më E Martë, 05 Tetor 2010 Shkruar nga Ilir Halili
Semunda e Legjonarit paraqitet shpesh si nje pneumoni e fituar ne komunitet (eng. Community- Acquired Pneumonia, CAP) atipike e shoqeruar nga nje varietet manifestimesh klinike pulmonare dhe laboratori [1]. Anomali laboratorike jo specifike, nga perkufizimi, jane jospecifike por qe shpesh ndihmojne te ngushtosh mundesite ne diagozen diferenciale per te arritur nje diagnoze specifike. CAP nga Legjonela (eng. Legionella CAP) ka lidhje me nje varietet anomalish laboratorike, qe perfshijne hiponatriemi pa arsye tjeter, hipofosfatemi, nje rritje e lehte e transaminazeve, kreatin fosfokinazi e larte, nje proteine C reaktive shume e larte, ose hematuria mikroskopike [2,3]. Ne kontekstin klinik, specificiteti diagnostik i anomalive laboratorike aspecifike rritet kur ato kombinohen [4].
 

Tabela 1. Shkaqe te niveleve te larta te ferritines ne gjak.


SHKAQE INFEKTIVE

AKUTE
Semundja e  Legjonarit
Encefaliti West Nile
Pneumocystis(carinii) jiroveci

KRONIKE
Infeksion nga HIV
Infeksion nga Citomegalovirus
Tuberkolozi aktiv

SHKAQE JO INFEKTIVE

KANCERE
Preleucemia
Linfoma
Mieloma Multiple
Hepatomat
Kanceri i Gjoksit
Kanceri i zorres se trashe
Kanceri i mushkerive
Metastazat ne melçi/sistem nervor qendror

PROBLEME MIELOPROLIFERATIVE

PROBLEME REUMATIKE/INFLAMATORE
Artriti reumatoid
Semundja e Still (tek te rriturit)
Lupus Eritematoz Sistemik
Arteriti temporal

SEMUNDJE RENALE
Insufiçence renale akute
Insufiçence renale kronike
Semundje te melçise
Hemokromatoza
Shirroza
Mungesa e Alfa1 antitripsines
Hepatiti kronik aktiv
Ikter kolestatik
Perzierje te semundjeve te mesiperme
Anemia mesdhetare
Trasfuzione te shumta gjaku

SHENIM: Te dhena nga [5-9]

Rritje te niveleve te ferritines ne gjak ka pase lidhje me nje sasi çrregullimesh infektive dhe jo infektive (tabela 1) [5]. Nje rritje e niveleve te ferritines ne gjak (< 2 here vlerat normale) mund te ndodhe ne nje sasi çrregullimesh si pjese e nje pergjigje te fazes akute [6-8]. Nje rritje e fazes akute e vlerave te ferritines ne gjak (< 2 here vlerat normale) ndodhin heret dhe jane tranzitore [5-9]. Gjithsesi, vlerat shume te larta dhe/ose te vazhdueshme te niveleve te ferritines (> 2 here vlerat normale) nuk duhet te konsiderohen si pergjigje e fazes akute dhe reflektojne nje proces ne vazhdim e siper, per shembull nje encefalit West Nile [5,7,8].

 
14 paciente te shtruar me CAP nga Legjonela kishin semundje nga Legionella pneumophila (sierotipi 01). Diagnoza e CAP nga Legjonela u konfermua nga testimi i antigjenit te urines per Legjonelen (Binax). Gati te gjithe pacientet me CAP nga Legjonela ishin meshkuj (13 nga 14) dhe mosha ishte 21-91 vjeç (mesatarja, 56 vjeç). Nga 14 pacientet me CAP nga Legjonela, 4 (29%) kishin hiponatriemi, dhe 8 (57%) kishin hipofosfatemi. Gjetja dhe/ose demostrimi i nje hipofosfatemie ne CAP nga Legjonela varet nga koha. Nese nivelet e fosforit ne gjak nuk kryhen menjehere ne hyrje (domethene kur shtrohet pacienti ose kur paraqitet ne ndihmen e shpejte) ose pak kohe me pas, hipofosfatemia nga semundja e legjonarit mund te mos gjehet [3]
 
Pacientet e shtruar qe kishin CAP jo nga Legjonela, te klasifikuar sipas moshes dhe grades se semundjes, kishin nivele te ferritines qe ishin pak te larta (< 2 here vlerat normale) ose nuk ishin te rritura. Te 14 pacientet e shtruar me CAP nga Legjonela kishin vlera te ferritines shume te larta (> 2 here vlerat normale) me vlera qe shkonin nga 396 deri ne 5990 ng/ml (vlerat normale jane <187 ng/ml). Vlera mesatare e ferritines ne gjak ne momentin e pranimit ose heret ishte 1698 ng/mL . Asnje nga pacientet me CAP nga Legjonela kishte semundje tjeter qe mund te sillte vlera te larta ferritine [5-9]. Vlerat shume te larta te pacienteve me CAP nga Legjonela u ulen gradualisht ne 1-2 jave.


Duket se vlerat shume te larta te ferritines ne gjak mund te jete nje tjeter marker laboratori per semundjen e legjonareve, semundje kjo nga infeksioni nga L. pneumophila (sierotipi 01), gjetje kjo qe duhet te konfirmohet.
Nivelet e ferritines ne gjak duhet te perfshihen ne baterine e testeve laboratorike jospecifike kur Legjonela konsiderohet si diagnoze e mundshme ne pacientet e shtruar per CAP. Vlera shume te larta te ferritines mund te jete nje marker specifik i semundjes se legjonarit. Nivele shume te larta te ferritines qe nuk shpjegohen ne menyre tjeter ne pacientet me CAP duhet te sugjerojne per semundjen e legjonareve dhe duhet te kerkoje testime specifike per diagnozen e Legjoneles [1,2,10]

Bibliografia
1] Cunha BA. The atypical pneumonias: clinical diagnosis and importance. Clin Microbiol Infect 2006; 12:12–24.
2] Cunha BA. Clinical diagnosis of legionnaires’disease. Semin Respir Infect 1998; 13:116–27.
3] Cunha BA. Hypophosphatemia: diagnostic significance in legionnaires’ disease. Am J Med 2006; 119:e5–6.
4] Cunha BA. Diagnostic significance of nonspecific laboratory tests in infectious diseases. In: Gorgach SL, Bartlett JB, Blacklow NR, eds. Infectious diseases in medicine and surgery,4th ed. Baltimore: Lippincott Williams &Wilkins, 2004:158–85.
5] Krol V, Cunha BA. Diagnostic significance of serum ferritin levels in infectious and non-infectious diseases. Infect Dis Pract 2003; 27:199–200.
6] Mirahmadi KS, Paul WL, Winer RL, et al. Serum ferritin levels: determinant of iron requirement in hemodialysis patients. JAMA 1977; 238:601–3.
7] LeeMH,Means RT. Extremely elevated serum ferrin levels in a university hospital: associated diseases and clinical significance. Am J Med 1995; 98:566–71.
8] Cunha BA, Sachdev B, Canario D. Serum ferritin levels in West Nile encephalitis. Clin Microbiol Infect 2004; 10:184–6.
9] Cunha BA. Fever of unknown origin (FUO): diagnostic importance of serum ferritin levels. Scand J Infect Dis 2007; 39:651–2.
10] Den Boer JW, Yzerman EP. Diagnosis of Legionella infection in legionnaires’ disease. Eur J Clin Microbiol Infect Dis 2004; 23:871–8.

Shkrimi i cituar:
Burke A. Cunha. Highly Elevated Serum Ferritin Levels as a Diagnostic Marker for Legionella Pneumonia. Clinical Infectious Diseases 2008; 46:1789–91

Njoftime

2013 Nivelet Shume te Larta te Ferritines ne Gjak si Marker Diagnoze per Pneumonine nga Legjonela. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates