Osteokondrozat tek Femijet

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Artikuj Kategoria: Pediatri
Publikuar më E Mërkurë, 23 Qershor 2010 Shkruar nga Ilir Halili
Me kete emertim nenkuptohen nje sere semundjesh, te shkaktuara shkaqe te panjohura, ku verifikohen probleme ne proçesin normal te rritjes se kockes dhe kerrcit.

Osteokondrozat primitive te moshes se re jane semundje tipike te periudhes se rritjes qe tentojne te perparojne me ngadale dhe ne menyre te vetvetishme drejt sherimit. Gjithsesi, ne disa raste, nese nuk behet nje diagnoze e shpejte dhe nje trajtim i duhur, osteokondrozat mund te shkaktojne deformime te rendesishme.

Kemi te bejme me semundje te karakterizuara nga ndryshime nekro-degjenerative qe mund te interesojne segmente te ndryshme te skeletit ne lartesine e berthamave epifizare dhe apofizare ne rritje dhe ne lartesine e kockave te vogla.
Shkaktaret akoma jane objekt studimi. Gjithsesi, mendohet se ne baze te semundjes te jene probleme me vaskularizimin ne lidhje me mikrotrauma te perseritshme. Jane hedhur disa teori mbi natyren e trashegueshme dhe endokrinologjike. Meshkujt jane me te goditur nga kjo semundje.

Jane pershkruajtur shume forma klinike te osteokondrozes se moshes se re qe mund te klasifikohen ne tre grupe kryesore :

- Format epifizare nga ngarkesa(Semundja e Legg-Perthes-Calvé, semundja e Schuermann, etj)
- Format epifizare nga terheqje (semundja e Osgood- Schlatter, semundja e Sever-Blenke,semundja e Sinding- Larsen-Johansson, etj)
- Format dytesore nga shtypje dhe ngarkesa (Semundja e Kohler I)

SEMUNDJA E LEGG- CALVE' - PERTHES

Eshte nje shkaterrim i pjeses se rritjes se femurit.
Eshte semundje qe shkaktohet nga mungesa e gjakut ne pjesen e siperme te pjes se rritjes se femurit.
Simptomat tipike jane dhimbje ne zonen e legenit dhe probleme me ecjen.
Diagnoza bazohet ne nje analize te kockes ose rezonance magnetike ose studime me rreze X.
Trajtimi perfshim imobilizimin e legenit dhe qendrim ne shtrat.

Semundja e Legg-Calvé- Perthes zhvillohet me teper tek femijet meshkuj te moshes nga 5 deri ne 10 vjec. Shkaktohet nga nje mungese e ushqimit me gjak te pjeses se siperme te pjeses se rritjes se femurit. Arsyeja e kesaj mungese eshte e panjohur.

Kjo semundje mund te shkaktoje demtim te rende te legenit pa shkaktuar simptoma te rendesishme ne fillim. Gjithsesi, demtimi mund te coje ne artrit te perhershem te legenit. Simptomat e para zakonisht jane dhimbja dhe probleme me ecjen. Dhimbja fillon ne menyre graduale dhe perparon ngadale. Dhimbje ka tendence te perkeqesohet gjate levizjes se legenit dhe ecjes. Problemet me ecjen mund te paraprijne dhimbjet ne disa raste. Me kalimin e kohes, levizja behet e kufizuar dhe muskujt e legenit atrofizohen nga mosperdorimi.

Diagnoza behet me ane te nje analize te kockes ose nje rezonance magnetike. Me pas, studimet me rreze X mund te tregoje ndryshime te pjeses se rritjes, si fraktura ose shkaterrim te kockave.

Trajtimi perfshin imobilizim te gjate te legenit. Ndonjehere nje imobilizim i pjesshem dhe qendrimi ne shtat mund te jete i mjaftueshem.Gjithsesi, ndonjehere mund te jete i nevojshem imobilizim edhe per 12 deri ne 18 muaj duke pasur nevoje edhe per terheqje, lidhje etj. Keto trajtime mbajne kemben te rrotulluar per jashte. Terapia fizike gjithashtu jepet per te ruajtur muskujt nga tkurrja dhe atrofizimi. Nese nje femije eshte me i madh se 6 vjec dhe ka shkaterrim te kockave te grades se mesme - te rende , mund te jete e nevojshme kirurgjia. Pamvaresisht se si trajtohet, semundja e Legg-Calvé-Perthes kerkon zakonisht 2-3 vjet per tu sheruar. Doktorret kane gjetur kohet e fundit qe trajtimi me bifosfonatet (ilaçe qe ndalojne thithjen e kockes  [shkaterrim] dhe rritjen dhe rimodelimin e kockave)  dhe kjo gje mund te ule nevojen per kirurgji.


SEMUNDJA E OSGOOD-SCHLATTER
Eshte nje inflamacion i kockes dhe kerrcit ne majen e tibias.
Zhvillohet tek femijet e moshave nga 10-15 vjec. Edhe pse semundja eshte me e zakonshme tek djemte, kjo gje po ndryshon ndersa po rritet numri i vajzave qe marrin pjese neper sporte. Shkaku eshte nje terheqje e vazhdueshme e teper te tendines se gjurit ne piken e saj te vendosjes nga ana e tibias.

Simptomat perfshijne dhimbjen, fryerje te zones dhe ngrohje te zones. Dimbja perkeqesohet me aktivitetin dhe permiresohet gjate pushimit. Fryerje dhe ngrohje zhvillohen ne ate pike.

Studimet me rreze X te gjurit mund te tregojne tuberkulin tibial te zmadhuar ose te thyer ne copa. Gjithsesi, studimet me rreze X nuk jane te nevojshme pervec nese dhimbja dhe fryerja jane pertej zones se tuberkulit tibial ose nes dhimbja shoqerohet me skuqje dhe ngrohje te zones. Ne keto raste, studimet me rreze X jane te nevojshme per te perjashtuar demtime ose inflamacione te renda.

Shmangia e sporteve dhe ushtrimeve te teperta ndihmon ne uljen e dhimbjes. Te shmangurit te perthyerjes se tepert te gjurit eshte shume i dobishem. Gjithsesi, doktoret lejojne femijet me semundjen e Osgood-Schlatter te vazhdojne te marrin pjese ne sporte ose ushtrime edhe kur jane ne dhimbje. Perdorimi i ilaçeve anti-inflamatore, ushtrimet dhe vendosja e akullit ne gjurin e interesuar, mund te ndihmojne ne heqjen e dhimbjes. Simptomat zakonisht zhduken pas disa javesh ose muajsh.


SEMUNDJA E SCHUERMANN
E quajtur edhe osteokondroza vertebrale e moshes se re, intereson vertebrat e zones se toraksit (me pak zonen lombare). Mosha e re eshte ajo me e interesuara. Nga pikpamja klinike mund te jete e pranishme dhimbja. Pacienti ve re nje perkeqesim te ksifozes dorsale dhe lordozes lombare. Diagnoza kryhet me analizen radiologjike qe ve ne dukje nje aspekt te vecante te vertebrave deri ne deformime ne forme kunji te vertebrave. Synimi i trajtimit eshte ai i parandalimit te deformimeve estetike te pakthyeshme. Perdoren, atehere, fasho ortopedike dhe gjimnastike specifike per kete semundje. Ne rastet me te renda mund te perdoren proteza ne allci dhe, rralle here, nderhyrje kirurgjikale.

SEMUNDJA E KOHLER
Eshte nje inflamacion i kockes tarsal navicular (kocke ne harkun e kembes).
Semundja e Kohlerit godet me teper femijet nga mosha 3 deri ne 5 vjec (zakonisht djem) dhe intereson vetem njeren kembe. Kemba fryhet dhe dhemb, ndersa harku i kembes behet i forte. Pesha dhe e ecura shkaktojne probleme. Studimi me rreze X tregon kocken naviculare qe ne fillim eshte i forte dhe disa dite me vone thyhet ne copeza perpara se te sherohet dhe te forcohet dhe te kthehen prap ne kocke. Studimet me rreze X krahasojne anen e goditur me ate jo te goditur per te pare sa ka ecur semundja.
Semundja e Kohler-it rralle here qendron pertej 2 vjeçeve. Qendrimi, lehtesimi i dhimbjes dhe shmangia e peshes jane te nevojshme. Kjo semundje zakonisht sherohet pa trajtim dhe pa ndonje pasoje ne distance kohore.


SEMUNDJA E SEVER - BLENKE
Eshte osteokondroza qe intereson apofizen e pasme te kalkaneus-it (kocka ku vendoset tendina e Akilit), shpeshhere ndodh nga te dy anet. Meshkujt jane me teper te interesuar nga kjo semundje.

Kjo kocka zhvillohet deri rreth moshes 15 vjec. Nje femije (zakonisht nga mosha 9 deri ne 14 vjec) i cili merret me aktivitete sportive mund te zhvilloje kete semundje nese muskuli muskujt dhe tendinat qe lidhen me ate kocke e terheqin ne nje periudhe qe eshte ne fazen e rritjes.

Dhimbja ndihet ne anet e kockes dhe mund te perkeqesohet duke qendruar me majat e gishtave ose gjate vrapimit. Disa femije e ndiejne te ngrohte dhe te fryre. Diagnoza behet kryesisht ne baze te simptomave. Rrezet X mund te tregojne te sheshim te kockes si dhe nje copetim te berthames.

Evolucioni drejt sherimit spontan ndodh ne pak muaj.Terapia eshte me ilaçe kunder dhimbjes dhe  te shmangurit e terheqjes se tendines se Akilit. Vendosja e allcise qe te shmange kete gje ose lidhjet me fasho mund te ndihmojne lehtesimin e dhimbjes. Ne rastet me te renda rekomandohet imobilizimi i zones qe dhemb. Simptomat mund te zgjasin disa muaj.

SEMUNDJA E SINDING - LARSEN - JOHANSSON
Vendi i interesuar eshte poli i ulet i rotules (patella) ku paraqitet dhimbje, mbindjeshmeri dhe fryerje e indeve te buta. Mosha me e goditur eshte nga 10 deri ne 14 vjec. Jane me te interesuar femijet qe merren me aktivitete sportive dhe pesojne trauma te perseritshme. Trajtimi eshte me ilace intinflamatore, qendrim ne shtrat dhe allci.

SEMUNDJA E KONIG

Kjo semundje nga disa autore nuk konsiderohet si pjese e listes se osteokondrozave primitive te  femijerise. Emertimi tjeter qe i japin eshte ai i  "osteokondritit disekant te gjurit" dhe lokalizohet ne pjesen anesore te kondilit femoral medial. Mosha e vogel dhe ajo e adoleshences jane me te interesuarat. Mikrotraumat e perseritura dhe problemet me enet e gjakut jane cilesuar si shkaktaret pergjegjes per kete semundje ku mund te verifikohet nje shkeputje e nje cope osteokerrcore nga kondili femoral intra artikolar dhe te shkaktojne dhimbje ne gju,bllokim te levizjes, mbledhje lengu dhe atrofi muskulare. Diagnoza klinike gjen pergjigje edhe ne analizen radiologjike dhe rezonance magnetike. Rezonanca magnetike ka nje rendesi te vecante ne monitorizimin e evolucionit te semundjes dhe ne zgjedhjen e trajtimit me te pershtatshem (pritje ose kirurgjikale).

Burimi i informacioneve: Manuali i Merck Online.
Review nga Frank Pessler, MD, PhD; David D. Sherry, MD  (Shkurt 2008)

Njoftime

2013 Osteokondrozat tek Femijet. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates