Nje Vezhgim mbi Gjenetiken

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Artikuj Kategoria: Gjenetike
Publikuar më E Premte, 21 Gusht 2009 Shkruar nga Ilir Halili
Gjenetika eshte nje shkence relativisht e re me nje histori afersisht 100 vjecare. Edhe pse eshte e tille, ka pasur nje zhvillim mjaft te shpejte dhe ka arritur nje nivel shume te larte. Me njohjen e struktures se ADN-s, zhvillimi i kesaj shkence kaloi ne nje faze tjeter qe i dha nje shtyse mjaft te madhe. Zbulimi i ADN-s cilesohet si nder zbulimet me te medha te shekullit 20, jo vetem sepse plotesoi nje hapesire mjaft te gjere qe ekzistonte deri ne ato momente por edhe per aplikimet qe pasuan kete zbulim. Aktualisht ze nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike. Eshte nje shkence qe premton mjaft aplikime ne te ardhmen. Terapite gjenike per semundjet gjenetike jane nder premtimet me te medha. Sa me shume shtohen dijet rreth saj,aq me teper rruge te mundshme aplikimi hapen. Projekti i Gjenomes se Njeriut (PGjNj) qe kishte per synim deshifrimin e plote te gjenomes se njeriut premton nje harte te plote te gjenomes. Kjo gje eshte mjaft e rendesishme sepse ben te mundur gjetjen e semundjeve te ndryshme por ne te njejten kohe sposton shikimin e kerkimeve. Nderkohe qe formulimi i nje terapie gjenike fillonte me hartimin e gjenit ne nje gjenome, tani qe gjenoma eshte e plote, kjo pune behet shume me lehte dhe kursen kohe dhe para. PGjNj i ka hapur rruge edhe projekteve te tjera sic jane Projekti Proteoma dhe Projekti Epigjenoma, secili me nje synim te vetin te vecante. Projekti Proteoma ka si synim gjetjen e te gjitha proteinave ne gjenomen e njeriut ndersa Projekti Epigjenoma merret me nivelet e ndryshme te kontrollit te funksionit te ADN-s. Ne te ardhmen shpresojme te kemi edhe me teper informacione rreth ketyre projekteve.
Gjenetika eshte nje shkence mikroskopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7). Subjekti i saj kryesor eshte ADN-ja dhe derivatet e saj. Gjithsesi, tek analizojme ADN-n nuk kemi se si mos te bejme lidhjen me shume funksione te tjera qelizore qe ndikojne ne funksionimin e ADN-s. Pra, duhet te themi qe ADN-ja nuk eshte pika e vetme ku perqendrohet gjenetika. Ajo qe do te shihni ne shkrimet e ndryshme qe do vijojne ne te ardhmen mbi ADN-n dhe perberesit e saj eshte qe nuk mund ta mendojme si nje njesi te ndare nga funksionet e tjera te qelizes por duhet ta konsiderojme bashke me funksionet e tjera te qelizes.

Secili nga ne e ka degjuar qe ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut. Me miliona operacione cdo sekond kane nevoje per materialin gjenetik. Ky material gjenetik eshte themelor per funksionimin e qelizes. Shume nga strukturat e qelizes si proteina, ndarja qelizore, prodhimi i kanaleve te elektroliteve, transportuesit etj jane nje pasoje e perdorimit te ketij materiali gjenetik.
Ne qofte se do te japim disa numra per trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter ADN. Kjo ADN eshte e perbere nga rreth 3 miliard nukleotide. Keto 3 miliard nukleotide perbejne gjenomen e njeriut. Nese pastaj konsiderojme strukturen e ADN-s, kuptojme qe ka 2 zinxhire prandaj numri total i nukleotideve ne berthamen e nje qelize shkon ne 6 miliard. Keto 6 miliard nukleotide jane te shperndare ne 46 kromozome te vendosur ne 23 cifte. Keto 23 cifte jane te ndare ne 22 cifte kromozomesh qe quhen autozome dhe 1 cift kromozomesh qe quhen kromozomet seksuale. Ky material gjenetik perdoret nga cdo qelize per te jetuar.

Qelizat e kuqe te gjakut qe e heqin berthamen per te pasur sa me shume hapesire per te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija per te rinovuar strukturat e veta te brendshme.Cdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.Edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic eshte apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje per materialin gjenetik.

Nese marrim parasysh qe cdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen, ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha eshte shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se cdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen cdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda cdo qelize. Ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.
Keto qe thame me siper jane si forme hyrjeje per sa i perket gjerave qe eshte ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut. Ky material gjenetik qe quhet ADN (acidi deoksiribonukleik) ose ARN(acid ribonukleik). Keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri per llojin e sheqerit ose me mire te themi per nga grupi qe eshte i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe per nga llojet e bazave te azotuara (tek ARN ka uracil ne vend te timines). Informacione me te detajuara do te vijojne ne shkrimet qe do te ndjekin ne te ardhmen.

Ky shkrim sherben si hyrje per ato qe do te vijojne. Do te njiheni me nje seri shkrimesh qe kane si synim te shpjegojne strukturen e ADN-s ne detajet me te imta ne menyre qe te kuptoni mire se me cfare strukture keni te beni. Nje here qe keni kuptuar strukturen e ADN-s , do te jete shume me thjeshte per te kuptuar disa nga funksionet e ADN-s dhe aplikimet e saj. Do te njiheni me koncepte te ndryshme si gjeni, transkriptimi , gjenoma, dyfishimi i ADN-s , gjenoma njerezore, ADN-ja mitokondriale. Do te zgjerohemi per tu dhene nje ide se cfare ndodh kur qeliza ndahet, ndarjet e ndryshme qelizore dhe se cfare ndodh kur qeliza kryen vetevrasje, etj. Do te njiheni me disa nga aplikimet e ADN-s ne fushen e bioteknologjive sic jane terapia gjenike, qelizat staminale, do te njiheni me efektet e nje demi mbi ADN sic jane kanceret, rrezatimet, mutacionet dhe semundjet qe shkaktojne, etj etj.
Me kalimin e kohes keto te dhena do integrohen edhe me shkrime te fushave te tjera si onkologjia, hematologjia, diagnostika, mjekesia legale etj per te plotesuar sa me mire kuadrin.
Te gjitha keto informacione bazohen ne burime te ndryshme si libra, revista shkencore, seminare dhe e fundit per sa e limituar akoma, eksperience.
 
(Ftoj te gjithe ata qe deshirojne te vendosin shkrime mbi tematikat e gjenetikes te dergojne shkrimet e tyre ne adresen e kontaktit bashke me te dhenat e tyre)

Njoftime

2013 Nje Vezhgim mbi Gjenetiken. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates