Ne Zemer te Projekteve: Mikrobiologjia dhe Klinika - Pjesa 3

Shtyp
Kategoria paraardhëse: Dossier Kategoria: Fibroza Cistike
Publikuar më E Premte, 13 Shkurt 2009 Shkruar nga Ilir Halili*

(*Departamenti i Pneumologjise, Poliklinika Umberto I , Rome)


Disa bakterie kane nje aftesi te vecante per te kolonizuar rruget e frymemarrjes te pacienteve FC, duke shkaktuar infeksione te njepasnjeshme ose kronike, me demtime te vazhdueshme te aparatit te frymemarrjes. Fusha e kerkimit te mikrobiologjise merret me keto bakterie, per te njohur shtrirjen e tyre ne ambient dhe tek te semuret dhe per kuptuar mekanizmat biologjike me te cilat ato pershtaten per te jetuar tek njeriu duke u bere me te eger (virulente) dhe me rezistence ndaj terapive, ne menyre qe te hapen rruge te reja per ti luftuar.


Karakterizimi i "quorum sensing" (QS) bakterial per te gjetur terapi qe bllokojne mbijetesen dhe virulencen e bakterieve qe shkaktojne semundje

Eshte kjo nje fushe kerkimi qe vitet e fundit ka pasur zhvillim mjaft te madh dhe ku po kryen studime grupi i Vittorio Venturit i ICGEB, Trieste. "Quorum sensing" eshte nje sistem komunikimi me ane te se cilit bakteriet "flasin" mes tyre. E bejne kete gje me ndihmen e disa "molekulave sinjale" qe, pasi leshohen, i tregojne kolonise se bakterieve informacione te rendesishme, duke u lejuar bakterieve te zgjojne gjenet e tyre te heshtur sipas nje mbipopullimi apo nenpopullimi te kolonise. Kur kolonia arrin nje nivel kritik perqendrimi, aktivizohen gjene qe prodhohen ne sasi te medha kunder individit, i cili nuk arrin te veproje ne kohe me mekanizmat mbrojtes.

Grupi i Triestes ka punuar mbi Pseudomonas Aeruginosa dhe disa specie te Burkholderia Cepacia Complex, bakterie me rendesi te madhe ne semundjet e mushkerive tek pacientet FC. Kontributi i ketyre studimeve eshte i rendesishem ne identifikimin e faktoreve qe rregullojne QS, por edhe per menyrat se si QS zgjon gjenet e virulences se ketyre bakterieve te cilet kane aftesi te qendrojne per kohe te gjate ne heshtje.

Te shpjegohet se si Pseudomonas Aeruginosa behet virulent ne rruget e frymemarrjes se pacienteve FC

Pseudomonas Aeruginosa eshte bakteri qe me shpesh pershtatet te jetoje ne rruget e frymemarrjes se pacienteve FC. Ky bakter eshte mjaft i perhapur ne ambient. Pas periudhave pak a shume te gjata heshtjeje, ai behet agresiv per mushkerite dhe shkakton infeksion. Nje nder faktoret e virulences me te rendesishem eshte algjinati, substance qe prodhohet nga bakteri fale rikombinimeve dhe ndryshimeve te gjeneve ne brendesi te tyre qe kane te bejne me prodhimin e kesaj substance.

Ne kete fushe po kryhen studime nga grupi i Alessandra Bragonzi (Dibit, San Raffaele, Milano) qe kane treguar qe aftesia per te prodhuar algjinatin zhvillohet ne kushte me oksigjenim te ulet (anaerobioze), siç mund te ndodhi ne ambientin e frymemarrjes se pacienteve FC. Kjo aftesi ne fazat fillestare mund te zhduket por behet e qendrueshme kur infeksioni i rrugeve te frymemarrjes behet kronik.

Te shpjegohet rezistenca ndaj antibiotikeve te bakterit Burkholderia Cepacia

Burkholderia Cepacia eshte nje nga bakteriet qe shkaktojne infeksione polmonare ne pacientet FC dhe po ashtu nder me te veshtiret per tu kuruar si pasoje e rezistences se tij ndaj shumices se antibiotikeve qe njihen sot.
Grupi i Giovanna Riccardi (Departamenti i Gjenetikes dhe Mikrobiologjise, Universiteti i Pavias) eshte dedikuar ne studimin e nje nder mekanizmave me te rendesishem te rezistences bakteriale.

Ky mekanizem vjen nga strukturat proteike te membranes bakteriale qe kane si funksion eleminimin e shpejte te substancave toksike per bakterin sic jane antibiotiket. Keto struktura rregullohen nga gjene specifike dhe grupi i Pavias ka filluar ti studjoje sistematikisht.Kjo mund te jete nje rruge per te zhvilluar menyra trajtimi antibakterial kunder bakterieve rezistence si Burkholderia Cepacia.

Rreth njohjes dhe karakterizimit te mikroorganizmave te rinj demtues: Inquilinus Limosus

Akoma dihet pak rreth ketij bakteri te ri, qe lind multirezistent ndaj antibiotikeve dhe qe kohet e fundit eshte gjetur ne rruget e frymemarrjes se disa pacienteve FC te infektuar.
Grupi i Roberto Rizzo (Universiteti i Triestes) ka filluar te studjoje kete bakter duke i karakterizuar polisakaridet qe prodhon si faktore virulence.

Zhvillimi i studimeve epidemiologjike per vleresimin e shtrirjes dhe karakteristikave te bakterieve demtues (patogjen)  ne popullaten FC italiane

Po kryhen studime epidemiologjike mbi shtrirjen e 3 specieve kryesore bakteriale qe me shume shkaktojne infeksione te mushkerive ne pacientet FC (Pseudomonas Aeruginosa, Staphylococcus Aureus dhe Burkholderia Cepacia).

Kemi te dhena te perfunduara per sa i perket nje nga kerkimet e para italiane qe kane te bejne me Burkhoderia Cepacia Complex ne Fibroze Cistike (grupi i Roberta Fontana, Laboratori i Mikrobiologjise, Instituti Spitalor dhe Universiteti i Verones). Jane gjetur  me teknika te biologjise molekulare disa specie ose variante te ketij grupi bakterial ne pacientet FC qe prezantojne nje demtim me te shpejte klinik.

Studimi nuk ka treguar burime te perbashketa infektimi intraspitalor dhe nuk ka treguar nje trasmetim pacient-pacient.

Njoftime

2013 Ne Zemer te Projekteve: Mikrobiologjia dhe Klinika - Pjesa 3. MjekesiaSot
Powered by Joomla 1.7 Templates